Ashure

Përbërësit:

  • 1 gotë grurë i bardhë për ashure,
  • 1 gotë sheqer,
  • pak kripë,
  • 2-3 lugë gjellë niseshte,
  • 1 lugë gjellë kanelle,
  • 50 gr rrush i thate,
  • 1 filxhan çaji me reçel fiku,
  • 100 gr arra te grira,
  • 4-5 karafila.

Përgatitja:

1) Marrim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi lare. Shtojmë 2.5 kg ujë, dhe e vejmë të zihet në zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri.
2) Hedhim kripën, sheqerin, rrushin e thatë, reçelin e fikut të gri
rë, kanellën, karafilat, dhe gjysmën e arrave të grira.
3) Marrim një enë dhe shtojmë niseshtenë bashke me pak ujë dhe e nakatosim masën duke ja shtuar tenxheres në zjarr.
4) Sa kthen një vale 2 min e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim nga arrat e mbetura dhe nga pak kanelle. E lejmë në frigorifer për disa orë në mënyrë që të ftohet dhe të marr shijen e duhur.

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273