Bamje me domate

Përbërësit:

  • 600 gr bamje të qëruara,
  • 2 qep të mëdha të prera thela,
  • 1 hudhër,
  • 3 domate të mëdha, të bëra në rende,
  • 2 domate të mëdha të prera thela,
  • 1 lidhje majdanozi të prerë,
  • 1 filxhan me uthull,
  • 1 filxhan me vaj dhe 1 filxhan me ujë,
  • 1 lugë e vogël me krip,
  • ½ lugë e vogël  piper,
  • ½ lugë e vogël sheqer.

Përgatitja:
Në një tas përziejmë bamjet e qëruara me uthullën, dhe i lëmë të rrinë deri sa përgatisim përbërësit e tjerë.

Në një tenxhere skuqim qepën e prerë thela dhe hudhrën (nja 4-5 min), shtojmë domatet e bëra në rende, piperin, dhe ½ luge sheqer. I lëmë të ziejnë, në flakë të ulët nja 5 minuta.

Pastaj shtojmë bamjet (bashkë me uthullën), vëmë përsipër majdanozin (nuk përzihet më me lugë pasi që shtuam majdanozin), dhe vendosim sipër thelat e domateve, hedhim krip, piper dhe ujin nga filxhani.

Zihen me kapak , 30 minuta, ose deri kur bamjet kanë ngelur vetëm me vaj (uji është tharë i tëri). Here pas here duhet përzier që mos ngjiten bamjet në tenxhere.

Gjella servilet e ngrohtë.

Be Sociable, Share!

Tags: ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Allowed memory size of 67108864 bytes exhausted (tried to allocate 89 bytes) in /home/gatojca/public_html/wp-includes/class-wp-comment.php on line 225