Bërxolla viçi në qepë

Nevojiten:

  • 4 bërxolla nga 150 gr
  • 2 lugë gjalpë
  • 4 qepë të mëdha
  • 1/2 lugë vegetë
  • 2-3 fletë dafine
  • 5 kokrra piper i shtypur
  • ½ gotë verë e bardhë ½ gotë ujë,ose vetëm ujë me ½ lugë uthull
  • 1 lugë niseshte
  • krip,
  • piper.

Përgatitja:

Mishi kriposet, piperoset dhe skuqet në yndyrë të nxehtë nga të dy anët. Largohet mishi nga yndyra dhe në atë yndyrë fërgohen qepët e grira, gjersa të marrin ngjyrë të verdhë.

Kthehet mishi në enë me qepë, hidhet uji ose vera, vegeta, dafina dhe piperi. Mbulohet ena dhe në zjarr të ulët zihet mishi 1 orë. Në rast nevoje shtohet nga pak ujë.

Niseshtja zbërthehet në ½ gotë ujë të ftohtë, i shtohet mishit dhe, posa të marrë valë, largohet ena nga zjarri.

Bërxollat shërbehen me pure patatesh dhe sallatë.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273