Brumë për picë

Përmbajtja : 500kg miell, 1luge gjelle miell misri, maja buke, një lugë kafeje kripë dhe gjysmë luge kafeje sheqer.

Marrim miellin e grurit e përziejmë me miellin e misrit, kripën dhe sheqerin. Pastaj tretim majanë në një gotë ujë dhe e shtojmë në sasinë e miellit. Marrim ujë të ngrohtë dhe bëjmë brumin duke e trazuar. Brumi duhet të jetë i trashë sa të na lejojë ta përziejmë me dorë dhe mos na ngjitet.

Pasi e kemi përzierë e ndajmë në kulaçe ne katër pjesë të barabarta. I rrumbullakosim kuleçtë. Ndërkohë marrim një tepsi – e lyejmë me vaj dhe vendosim kulaçet me rrathë pak larg njëra-tjetrës. Pasi i kemi vendosur kulaçet e brumit në tepsi, marrim një qese të holle e lagim me ujë. E shtrydhim qesen në grusht dhe e vendosim mbi brumë duke e mbuluar shumë mirë.

E vendosim tepsinë ne frigorifer deri sa te vije brumi mirë. Tepsinë e nxjerrim nga frigoriferi kur duam që të hapim brumin në forme pice. Nëse brumi është pak i forte e lëmë dhe pak që të marrë një ngrohje të ambientit. Mbi tavoline hedhim miell misri dhe vendosim kulaçin e brumit. Sipër kulaçit të brumit të picës hedhim miell misri dhe fillojmë ta hapim kulaçin me duar deri sa të bëhet madhësia e picës të preferuar.

Pica e hapur shkundet nga mielli i misrit dhe vendoset në të mbrapshtën e një tepsie të nxehur në furrë dhe e lyer pak fare me miell misri. Pastaj brumi i picës lyhet me salcë domateje dhe mbushet me çfarë të dojë. Futet në furrë deri sa të shohim që është pjekur.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273