Byrek me djathë dhe qepë

Për 8 persona nevojiten:

  • 1 pako petë të gatshme,
  • 100 ml. krem qumështi,
  • 1 filxhan çaji gjalpë,
  • 200 gr. djathë (preferohet dy llojesh),
  • 1 qepë e freskët,
  • 2 presh,
  • 6 vezë,
  • 150 gr. djathë kaçkavall,
  • kripë,
  • piper i freskët.

Përgatitja

Vendosni qepët dhe preshtë në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë e i lini për 10 minuta. Më pas i kulloni dhe i skuqni. Në vazhdim i hiqni nga zjarri dhe shtoni djathin të shkrirë me pirun dhe kaçkavallin e grirë.

Rrihni vezët me kremin e qumështit dhe i shtoni në masën e mësipërme. E përzieni mirë dhe hidhni kripë e piper. Shtroni gjysmën e petëve (të lyera me gjalpë) në një tepsi të rrumbullakët dhe vendosni mbi të masën e përgatitur. Më pas shtroni edhe gjysmën tjetër të petëve, duke i lyer një nga një me gjalpë. Me petët që dalin jashtë tepsisë krijoni një kore të trashë rreth e rrotull. E lyeni byrekun me pjesën e mbetur të gjalpit dhe më pas e piqni në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 1 orë.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273