Byrek me spinaq (reçetë greke)

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq,
  • 1/2 gotë çaji majdanoz i grirë,
  • 1/2 gotë çaji kopër e grirë,
  • 1/2 lugë çaji kripë,
  • 50-60 ml vaj ulliri,
  • 3 gota çaji qepë të grira,
  • 1/4 lugë çaji piper i zi,
  • 190- 200 g margarinë,
  • 250 g djathë feta i thërrmuar,
  • 12 ose 14 fije petë të parapërgatitura.

1 – Lani mirë spinaqin. Hiqni bishtat e tij dhe lëreni të kullojë. Grijini gjethet me thikë.

2 – Përzieni spinaqin, majdanozin, koprën, qepët e njoma dhe kripën në një tas. Lërini të qëndrojnë për 15 minuta dhe më pas shtrydheni gjithë masën që të kullojë lëngu që ka.

3 – Nxehni vajin e ullirit në një tigan dhe kaurdisni qepët derisa të zbuten e të bëhen transparente. Shtoni masën e spinaqit dhe vazhdoni kaurdisjen edhe pak minuta në fund hidhni djathin feta dhe piperin e zi.

4 – Vendosni 6 ose 7 fije petë në një tavë, të cilën e keni lyer më parë me margarinë. Shtoni masën me spinaq në formën e një shtrese dhe mbi të vendosni petat e tjera. Lyejeni petën e sipërme me margarinë të shkrirë dhe priteni në copa përpara se ta vendosni në furrë për pjekje në 170°C për 30-40 minuta derisa të marrë ngjyrë ari në sipërfaqe.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273