Fasule / Pasul

Perberesit:

-1/2 kg fasule
-1 doze salce domateje
-1 qepe mesatare
-3 gjethe dafine
-rigon
-piper i zi
-kripe
-vaj ulliri

Fasulet lerini gjate gjithe nates ne nje ene te thelle me uje. Diten tjeter, para se t’i gatuani, derdheni ujin, shplajini fasulet mire dhe hidhini ne nje tenxhere me presion me uje, aq sa masa e ujit (niveli i ujit) te jete sa dyfishi i mases (nivelit) te fasuleve. Llogarisni rreth 30 minuta kohe zjerjere. Kujdes, kjo kohe zjerrjeje vlen vetem ne se ndiqni pike per pike kete procedure.

Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe kthejeni celesin e pjates se sobes ku po gatuani ne maksimum. Kur vaji te jete nxehur shume hidhini qepet e prera ne kubike te vegjel dhe kaurdisini aq sa te marrin nje ngjyre te verdhe ne te arte. Shtoni purene e domate dhe lerini te shkrijne tek njera-tjetra per aq kohe sa eshte e nevojshme.

Kur qepa dhe domatja te jene shnderruar ne nje mase te trashe, shtoni kripen, piperin e zi dhe rigonin. Nje pjese te kesaj salce shtrojeni mbi nje cope buke dhe shuani urine e vockel (pa prekur ate te madhen). Shtojeni salcen ne tenxheren ku keni gatuar fasulet, shtoni gjethet e dafines, shikoni ne se fasulet kane uje mjaftueshem dhe lerini te ziejne se bashku deri sa lengu i fasuleve te jete paksa i trashe.

Be Sociable, Share!

Tags: ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273