Filetë viçi me kërpudha

Për 2 persona nevojiten:

  • 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.) ,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
  • 1 lugë gjelle gjalpë ,
  • 1 filxhan kërpudha të prera ,
  • 1 filxhan lëng mishi ,
  • 2 lugë gjelle brandi ,
  • hudhër ,
  • kripë dhe piper i kuq dhe i zi.

Përgatitja

1. I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.

2. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.

3. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.

4. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.

I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273