Gjoks i pjekur pule me katër lloje të djathërave

Përbërësit:

-2 domate,
-Vaj ushqimor,
-Hudhër në formë të kokërrzave,
-Borzilok,
-Origano,
-1 lugë vegetë,
-1 lugë biber të zi,
-1 qepë,
-mish i gjoksit të pulës,
-salcë me 4 lloje të djathërave dhe me 250 ml qumësht.

Në një enë të qëndrueshme në zjarr renditni filetat e gjoksit të pulës, qiteni përmbi salcën e përgatitur dhe piqeni në furrë për 15 minuta…

Përgatitja:

Të prehet mishi i gjoksit të pulës në formë të filetës. Të fërgohet në vaj në të dyja anët. Në të njëjtin vaj duhet të shtoni qepën e grirë, hudhrën në kokërrza, borzilokun, origanon, 1 lugë vegetë dhe 1 lugë biber të zi. Në një enë të qëndrueshme në zjarr renditni filetat e gjoksit të pulës, qiteni përmbi salcën e përgatitur dhe piqeni në furrë për 15 minuta.

Gjatë kësaj kohe përgatiteni salcën me katër lloje të djathërave. Qitni në një tenxhere 250 ml qumësht dhe 150 ml ujë. Shtojeni përmbajtjen e qeses së salcës me katër lloje të djathërave.

Përzieni derisa të mos vlojë. Mishit të pjekur qitjani përmbi salcën e 4 llojeve të djathërave.

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273