Kaçikë pule në tigan

Përbërësit për 4 persona:

* 1 kg kaçikë
* kripë, pipër i kuq e i zi
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 qepë
* 2 thelpinj hudhre
* 100 ml verë e kuqe
* 400 gr domate nga doza ose të freskëta
* 80 gr ullinj të zinj

Përgatitja:

Mishi lahet mirë e kullohet, pastaj kripet e piperoset. Vaji i ullirit qitët në tigan, mishi kaurdiset për 2-3 minuta, shtohet edhe qepa e hudhra e grirë dhe vazhdohen të kaurdisen edhe 3 minuta.

Domatet nëse janë të freskëta, përvëlohen 2-3 minuta në ujë të valë, e pastaj u hiqet lëvorja dhe prehën në copa të vogla, dhe së bashku me verë i shtohen pulës, dhe ena mbulohet e lihet të zihet 20 minuta.

Salcës i shtohen edhe ullinjtë, i qitet edhe kripë sipas dëshirës. Kaçikët e zier mund të shërbehen me oriz, ose patate të ziera.

Nga: Qamile Fetahaj Kajtazi

Librin me receta “Befasi të kuzhinës”, mund ta porositni online në webfaqen www.befasitekuzhines.com

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Plugin from the creators ofBrindes Personalizados :: More at PlulzWordpress Plugins