Kallamar të mbushura të Parosit

Përbërësit:

  • 2 kg kallamarë të freskët,
  • 2 presh,
  • Një tufë selino,
  • Një tufë qepë të njoma,
  • Oriz të verdhë,
  • 1 shishe të vogël (150 ml) uzo,
  • 250 gr vaj ulliri,
  • kopër,
  • kripë dhe piper të zi të bluar.

Përgatitja:
1. Pastroni dhe lani mire kallamarët. Kokën dhe mustaqet e tyre prijini në copa të vogla.
2. Kaurdisim qepet e njoma dhe preshët.
3. Shtojmë kokët dhe mustaqet e kallamarëve, koprën, orizin dhe i lëmë të pinë ujin.
4. E heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojmë të mbushim kallamarët.
5. I mbyllim me anë të kruajtëseve të dhëmbëve që të mos dali mbushja.
6. I vendosim në një tenxhere tjetër, më të madhe dhe të cekët. Shtojmë vaj ulliri dhe i kaurdisim lehtë.
7. Shuajmë me uzo dhe shtojmë dhe pak ujë nëse është e nevojshme.
8. Mbulojmë me kapak, shtojmë kripë dhe piper dhe i leme te ziejnë në zjarr të ulët.
9. E servirim me feta limoni.

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273