Kanelonia (makarona me mbushje)

Përbërësit:

  • 1 pako makarona 250gr,
  • kima derri dhe viçi bashke,
  • një qep,
  • 2 domate,
  • 1/5 gotë verë të bardhë,
  • pak kanellë,
  • 1 filxhan çaji,
  • djathë te grirë,
  • kripë,
  • piper.

Për salcën:

  • Pasata 500gr,
  • 1 thelbi hudhër,
  • 1 lugë gjellë sheqer,
  • 3 lugë gjelle gjalpë,
  • 4 lugë salcë të bardhe,
  • kripë,
  • piper.

Përgatitja:
Marrim qepen e grijmë imët dhe e hedhim në yndyrën e djegur. Pastaj shtojmë kimane që skuqen pak dhe e shuajmë me vere të bardhe. Shtojmë kanellë krip dhe piper dhe 2 domatet e qëruara dhe të grira hollë. E lëmë të ziejë në zjarr të javashëm për 40 min.

Duhet ta pije krejt lëngun. Atëherë e heqim nga zjarri gjithnjë me kapak mbuluar dhe gjysmë se ftohuri shtojmë djathin e grirë. E përziejmë mirë dhe fillojmë të mbushim kanelonjat të cilat duhet të mbushen fort dhe të vihen ngjeshur në tave pa lënë vend të zbrazët.

Pasi i mbushim përgatisim salcën. Shkrijmë gjalpin dhe hudhrën e grijmë në rende dhe e shtojmë në tigan. Pastaj shtojmë pasaten kripë me piper, sheqerin dhe një gotë uji. E leme në zjarr për 10 min.

Në tavë kanelonjat i mbulojmë me ujë pastaj ju shtojmë salcën e cila duhet te hidhët gjithkund dhe në fund shtohen 4 lugë salcë e bardhë. Tavën e mbështjellim me letër alumini që të mos marri ajër dhe e vëmë në furrë për 40 min në 200 grade.

Pasi bëhet i heqim letrën e aluminit por e lëmë edhe 10 min në furre që ta pije mirë lëngun.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273