Kofshë pule me mollë

Për 4 persona nevojiten:

  • 8 kofshë pule të vogla ,
  • 200 gr. djathë kaçkavall i shkrirë ,
  • 100 gr. gjalpë ,
  • 4 mollë ,
  • Pak rrush të thatë të bardhë ,
  • 2 lugë gjelle Brandi ,
  • Lëng limoni ,
  • Kripë,
  • piper,
  • kanellë.

Përgatitja

1. Në një enë hidhni rrushin e thatë dhe i lagni me Brandi. I lini për pak minuta me qëllim që të marrin aromën dhe shijen e pijes.

2. Ndërkaq i lani dhe i fshini mirë me letër kuzhine kofshët e pulës dhe i vendosni në një enë ku keni hedhur me parë gjalpë. I skuqni mirë nga të gjitha anët. Iu hidhni kripë dhe piper; shtoni pak ujë të nxehtë dhe i zieni në zjarr në temperaturë mesatare.

3. Në një tas përzieni djathin kaçkavall të shkrirë, rrushin e thatë të bardhë, lëngun e limonit dhe kanellën.

Ndërkaq pastroni mollët dhe i prisni në forma kubike me madhësi mesatare.

4. Rreth dhjetë minuta para se të largoni kofshët nga zjarri shtoni materialet e tjera të përgatitura në tasin me rrush të thatë si edhe mollët dhe i përzieni mirë.

5. Servirni dy kofshë pule për çdo pjatë dhe iu hidhni përsipër salcën (lëngun e mbetur në tenxhere).

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273