Kroket me bizele

Për një person duhen:

  • 150 gr mish i grirë,
  • ¼ e kokrrës së vezës,
  • për mishin – 1 kokërr qepë,
  • 2 lugë gjelle me ujë,
  • kripë, piper, majdanoz,
  • një domate dhe
  • pak miell për pudrosje.

Për mbushje duhen:

  • 2 lugë gjelle me bizele të ziera,
  • gjysma e kokrrës së vezës,
  • gjysmë luge gjelle me djathë të thërrmuar,
  • kripë,
  • kopër.

Mishit të grirë i hidhet kripë, piper, majdanoz, vezë, pak ujë dhe punohet. Merren bizelet e ziera, u hidhet kripë, kopër, vezë të ziera e të prera në kubikë, pak djathë i bardhë i thërrmuar. Mishi i grirë hapet në një letër formati të pudrosur me miell, vihen bizelet dhe mblidhet në formë rolete, shtypet pak që të marrë formë, lyhet, me miell dhe skuqet. Shërbehet me patate të skuqura ose me garnitura të tjera me perime.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273