Kroketa me patëllxhanë

Për 6 persona:

Materialet:

  • 1 kg. patëllxhan ,
  • 2 patate me madhësi të mesme ,
  • 1 filxhan djathë i bardhë i grirë ,
  • 1/2 filxhan djathë kaçkavall i grirë ,
  • 2 filxhanë galeta ,
  • 2 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë 4 vezë ,
  • 2 filxhanë vaj gjelle, kripë dhe piper.

Përgatitja:

  1. Në një tepsi shtroni patatet e paqëruara dhe gjysmën e sasisë së patëllxhanëve. I vini në furrë në temperaturë të lartë që të piqen.
  2. Menjëherë më pas, sapo të jenë ftohur, në një enë grini tulin e patateve, të patëllxhanëve, majdanozin, djathërat dhe të kuqet e vezëve.
  3. I përzieni të gjitha këto deri sa të krijohet një masë e fortë dhe e vendosni në frigorifer për t’u ftohur. Skuqni patëllxhanët e mbetur (të prera në feta të holla) dhe i mbushni me masën që keni vënë në frigorifer.
  4. Veproni kështu: vendosni mbushjen e nevojshme në anë të fetës dhe i mbështillni në formë të rrumbullakët. I zhysni ato në vezët e rrahura dhe më pas i kaloni nëpër galetë që të bëhen krokante.
  5. I skuqni në vaj të nxehtë.
Be Sociable, Share!

Tags: ,


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273