Lazanja me perime

Për 4-6 persona nevojiten:

  • 1 patëllxhan,
  • 2 kunguj,
  • 2 presh*,
  • 1 spec jeshil,
  • 1 spec i kuq,
  • 30 gram mashurka**  (të pastruara dhe të prera në formë shkopinjsh),
  • 2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë,
  • 2 lugë gjelle margarinë,
  • 1 lugë gjelle gjalpë,
  • 8 petë byreku (lazanja).

Për kremin nevojiten:

  • 3 lugë gjelle margarinë,
  • 3 lugë gjelle miell,
  • 1/2 kg. qumësht i nxehtë,
  • 2 vezë të rrahura,
  • 250 gr. djathë i grirë (kaçkavall apo parmezan),
  • kripë dhe piper.

Përgatitja

1 – Vendosni perimet në një tenxhere ku më parë keni hedhur margarinën dhe gjalpin. I lini deri sa të zbuten. Hidhini nga pak kripë dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugë gjelle djathë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.
2 – Për kremin beshamel, shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni sasinë e miellit të nevojshëm dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të shkrijë i gjithi. Hidhni pak nga pak qumështin e nxehtë, duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të mos bëhet topa-topa. E lini për pak minuta në zjarr dhe ndërsa e hiqni e lini për pak momente që të ftohet. Më pas hidhni në të vezët, kripën, piperin dhe djathin e grirë, përveç 2 lugëve. E përzieni masën me kujdes.
3 – Vini fletët në një formë të lyer me parë me gjalpë dhe hapni në to gati gjysmën e masës me perime. I mbuloni përsëri me fletë, duke vendosur edhe gjysmën tjetër të mbushjes me perime dhe në fund i mbuloni me fletët e mbetura. Hidhni përsipër kremin beshamel, duke i spërkatur me 2 lugët e gjellës me djathë të grirë.
I lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius për rreth 40 minuta. I servoni menjëherë pas pjekjes.

*Preshi është perime e ngjashme me qepën, me kërcell të gjatë e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata si shpatë, që përdoret për ushqim.

** Mashurka është bimë barishtore (fasule e njomë) bishtaja.

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Plugin from the creators ofBrindes Personalizados :: More at PlulzWordpress Plugins