Makarona te furrës me spinaq dhe proshutë

Për 4 persona nevojiten:

• 300 gr makarona të vogla
• ½ l qumësht
• 250 gr. djathë kaçkavall të grirë
• 1 qepë të prerë hollë
• 200 gr. spinaq të zier
• 40 gr. gjalpë
• 40 gr. miell
• 1 lugë vaj ulliri
• 6 feta proshutë e pjekur
• 2 lugë majdanoz
• 30 gr djathë të grirë

Përgatitja:

Zieni makaronat në ujë të valuar me kripë dhe kullojini.

Përgatitni një salcë të lehtë beshamel si më poshtë: Në fillim shkrini gjalpin, hidhni miellin dhe përzieni. Shtoni pak nga pak qumështin, duke përzier vazhdimisht. Pasi salca beshamel të jetë lidhur, hiqeni nga zjarri. Kur të jetë ftohur, shtoni djathin e grirë dhe makaronat e ziera. Përzieni mirë.

Në një tigan kaurdisni qepën në vajin e ullirit ulliri. Shtoni proshutën e prerë hollë, dhe vazhdoni skuqjen për 5 min.

Shtoni proshutën dhe spinaqin në masën e makaronave dhe hidheni në një tepsi të lyer me gjalpë. Shpërndani kudo nga lart djathin dhe piqeni masën në furrë të nxehtë në 180˚ për rreth 20-25 min.

Servireni duke përdorur për garniturë majdanozin e prerë hollë.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273