Makarona tubë në furrë

Përbërja:

450 gr makarona tuba, 3 lugë vaj ulliri dhe 3 lugë vaj vegjetal, 2 gjokse pule, 1 qepe, 3 feta proshutë, 1 karotë, 2 kunguj, 450 ml domate, 200 ml panë kuzhine, kripë dhe pipër.


Përgatitja:

2 gjokset pulës i presim në kubik dhe i skuqim me 3 lugë vaj ulliri. E heqim mishin dhe shtojmë vajin e mbetur. Hedhim karotën e prerë në kubik, qepën e grirë dhe proshutën e prerë në copa të vogla.

Pastaj, shtojmë domatet, e kriposim dhe i hedhim biber. I shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë deri në një sasi të pakët. Ziejmë makarona dhe ia hedhim salcën e përgatitur, panën dhe gjokset e pulës që skuqën në fillim.

I përziejmë të gjitha se bashku dhe i shtrojmë në një tave. E fusim në furre për 15 minuta.

Kjo është një recetë italiane.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273