Mish qengji me makarona

Nevojitën:

  • Mish qengji, 1 kofshë,
  • Vaj për skuqje, 2 lugë gjelle dhe një lugë për salcën,
  • Qepë të thata, 4 copë,
  • Karota, 3 copë,
  • Selino, 2 degëza,
  • Domate, 2 copë,
  • Sallam, 150 gram,
  • Gjalpë, 2 lugë gjelle,
  • Kërpudha, 150 gramë,
  • Verë e kuqe , 500 mililitra,
  • Salcë domatesh, 400 gramë,
  • Kripë, majdanoz, sipas dëshirës,
  • Makarona,
  • koncentrat supe për 600 mililitra.

Përgatitja:

Skuqeni mishin nga të gjitha anët derisa të marrë një ngjyrë të këndshme ari. Qepën, erëzat, domatet e sallamin grijini hollë dhe skuqini për 15 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj hidhni verën, salcën e domateve dhe gjithë perimet e kërpudhat. Zieni për 10 minuta në lëngun e perimeve. Hidhni atje 150 gramë makarona. Ziejini.

Mishin e skuqur mbulojeni me kapak dhe futeni në furrë në 170 gradë. Lëreni derisa të përgatitet përfundimisht. Në fund, priteni në copa dhe servireni me makaronat dhe perimet e ziera së bashku, duke e zbukuruar me majdanoz.

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273