Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

Përbërësit për 4 persona:

  • 600 gr. patate ,
  • 200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë ,
  • 2 thelpinj hudhre të prera hollë ,
  • 100 ml. verë e bardhë ,
  • 200 ml. krem qumështi ,
  • 2 të kuqe vezësh ,
  • 2 lugë gjelle majdanoz ,
  • 60 gr. gjalpë ,
  • kripë dhe piper.

Përgatitja

1. Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten,

2. Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

3. Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

4. Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

5. I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë. E servoni gatimin menjëherë.

Be Sociable, Share!

Tags: , ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273