Patëllxhanë të mbështjellë

Për 6 persona nevojiten:

  • 3-4 patëllxhanë të mëdhenj,
  • ½ kg mish i grirë viçi,
  • 1 qepë me madhësi mesatare e grirë,
  • 3 lugë gjelle margarinë,
  • 2-3 domate të prera hollë,
  • 2 lugë majdanoz të prerë hollë,
  • 2 lugë gjelle arne (fara nga boça e pishës),
  • 3 lugë gjelle rrush të thatë të bardhë,
  • 2-3 lugë gjelle djathë (parmezan),
  • kripë dhe piper.

Përgatitja

1 – Prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata dhe i vendosni për rreth një orë në ujë me kripë, për të larguar shijen e hidhur që kanë. I shpëlani, i shtrydhni lehtë dhe i skuqni. Pas skuqjes i lini të kullojnë.
2 – Hidhni mishin e grirë, qepen e grirë dhe margarinën në një tenxhere. Shtoni domatet, majdanozin, pak ujë (nëse është e nevojshme), kripën dhe piperin dhe e lini kimën të ziejë disi. Pak përpara se ta hiqni nga zjarri, shtoni arnenë (farat nga boça e pishës) dhe rrushin e thatë.
3 – Vendosni pak nga masa e kimës në çdo fetë patëllxhani dhe i mbështillni rolo.
4 – I vini në një tepsi lyer më parë me gjalpë, i mbuloni me djathin e grirë dhe i lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius, për rreth 45 minuta.

Mund t’i servoni të nxehta të shoqëruara me salcë domatesh.

Be Sociable, Share!

Tags: ,


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273