Pogaca me djathe

Perberesit:

* 250 ml qumesht i vaket
* 1 luge caji maja
* 125 gr gjalp ose margarin
* 1/2 gote uji vaj
* 1/2 gote uji kos
* 1 e verdhe veze
* 2 te bardha veze
* 1.5 luge caji kripe
* sa te marre miell (rreth 750gr)
Mbushja:
* 250 gr djath i bardhe
* 1 e bardhe veze
* majdanoz
* sipas deshires sallam, salcice
Per siper:
* 1 e verdhe veze

Pergatitja:
Ndani gjysem gote qumesht dhe me kete shkrini majane.
Majane e shkrire, pjesen tjeter te qumeshtit, dhe perberesit e tjere, pervec atyre te mbushjes, perzijini derisa te perftoni nje brume te bute. Siper brumit veni nje lecke te lagur dhe lereni per 1 ore te prese ne nje vend te fresket. Ndani copa ne madhesi te nje veze nga brumi, hapeni ne grusht dhe mbushni mesin me perzierjen e perberesve te mbushjes, me djath ose sallam. Mesin lereni pak te hapur ngaqe pogacat do te hapen pak gjate pjekjes. Lyeni tepsi me vaj dhe rreshtoni pogacat. Siper lyeni me te verdhen e vezeve dhe piqini ne furre ne 200′C derisa te skuqen nga siper

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273