Pulë me kërpudha

Nevojiten:

  • 4 copë mish të bardhë të pulës (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra ,
  • 250 gr kërpudha të grira ,
  • 1 filxhan qumësht ,
  • 1 filxhan kafeje verë të bardhë ,
  • 1 filxhan galetë ,
  • 1 të bardhë lë vesë ,
  • lëngun e gjysmë limoni ,
  • gjysmë luge kopër të thatë ,
  • kripë,
  • piper.

Shtypeni mishin e bardhë me çekiç të bërxollave, por në vend të mishit të bardhë mund të përdorni edhe kofshët dhe kaçikët (duke ua hequr ashtin).

Zini kërpudhat në verë të bardhë, lëng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohet gati e tërë vera.

Preni përmes çdo pjesë të mishit të bardhë, mbusheni me kërpudha e pastaj mbështilleni mirë duke i vënë një rrëmojcë.

Uleni çdo copë në qumësht ku keni qitur të bardhtë e tundur të vesë, lyeni me galetë dhe renditni në tepsi.

Futni në furrë të nxehur të cilës ia ngadalësoni temperaturën në 190 gradë celsius dhe piqeni rreth 35 minuta, derisa mishi të mos bëhet i butë dhe i kuqërremtë.

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273