Qengj i furrës me patate

Për 6-8 persona nevojiten:

  • 2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks) ,
  • 1 kg patate ,
  • 5 thelpinj hudhra të prera hollë ,
  • 1 degë rozmarinë të freskët ,
  • lëng i 1 limoni ,
  • vaj ulliri ,
  • kripë e piper.

Përgatitja:

1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.

2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.

3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.

4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.

5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.

6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273