Qofte Hasan Pasha (me pure)

Per 8 veta:

Per qofte:
– 750 gr mish i grire
– 1 kokerr qepe
– 2 veze
– 2 feta buke e ndenjur, e lagur dhe e shtrydhur
– piper i zi
– kripe

Per pure:
– 5-6 patate
– 1 veze
– 2 luge gjelle gjalp
– 1/2 gote uji qumesht
– kripe

Uje me salce:
– 1 gote uji uje
– 1 luge gjelle salce

Per pure: Qeroni patatet, zijini dhe pastaj shtypini mire (me blender me kollaj). Ne nje tenxhere shkrini gjalpin, shtoni patatet dhe vezet dhe perzini. Shtoni pak nga pak qumesht duke e perzier. Ne fund shtoni kripen dhe beni pure.

Qoftet: Perzini te gjithe perberesit e qofteve. Nga brumi ndani copa ne madhesi arre dhe beni nje vrime ne mes. Rreshtoni qoftet ne nje tepsi te lyer me vaj, siper qofteve hidhni 2 luge gjelle vaj dhe piqini ne furre ne 200′C per 15-20 minuta. (nqs piqen shume dalin te thata.)

Sapo ti nxirrni nga furra mbushni vrimat e qofteve me pure (nga 2 luge caji) dhe siper qofteve hidhni salcen e shkrire me uje. Futini prape ne furre dhe piqini derisa te skuqen.
Ju befte mire.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273