Qofte me kunguj të njomë

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj,
  • 2 vezë,
  • 1 qepë të grirë,
  • 3-4 thelpinj hurdha,
  • 1 gotë ujë,
  • djathë kaçkavall të grirë një lugë gjelle,
  • nenexhik i thatë,
  • 2 lugë të vogla kafeje me piper të zi dhe me piper te kuq dhe
  • 4-5 lugë gjelle me miell dhe krip.

Përgatitja:

I marim kungujt mbasi i kemi larë i presim në kuadrata të vegjel dhe i hedhim në një tepsi pak të madhe që të kemi mundesi për përgatitjen e brumit të qofteve.

Pastaj fillojme dhe i shtypim me dorë deri sa të vyshket kungulli pastaj fillojmë dhe i hedhim të gjitha asortimentet me radhe deri sa të hargjojmë miellin dhe kripën.

Të gjitha këto i marrim me një luge dhe fillojmë i përziejmë dhe nga përzierja del një brum jo shume i hollë por mesatar.

Kështu deri sa brumi të bëhet gati për t’u skuqur – në një tenxhere ose tigan vendosim vajin dhe e lëmë që të skuqet shumë.

Pastaj fillojmë që të skuqim qoftet. . .

Por duhet pasur parasysh që qoftet nuk i punojmë me dorë, por me luge i hedhim në tigan por luga përpara se të hedhim qoftet duhet të jetë e lyer me vaj per arsye që të rreshqet qoftja në të.

Qoftet pasi të skuqen janë gati për t’u servuar. Ato mund t’i shoqërosh me kos ose sipas dëshirës, kosit i hidhet pak hudër dhe vaj ulliri me kripë. Ju bëftë mirë!

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273