Nevojiten:
- 1/2 kg.mish të bluar,
- 1 qepë në rende,
- 1 vezë,
- majdanoz të grirë hollë,1 lugë mustardë, kripë, piper dhe vaj për skuqje.
Për salcë nevojiten:
- 4 domate,
- 3 lugë vaj,
- 1 qepë e kaluar në rende,
- 3 thelpinj hudhre,
- erëza sipas dëshirës,nenexhik, feslixhen ose rigon.
Përgatitja:
- Në masën e mishit të bluar, hidhet qepa e kaluar në rende, vezë e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.
- Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake dhe palosen në enë qelqi, të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.
- Në fultere ose tenxhere me yndyrë të nxehtë,fërgohet qepa dhe hudhra e grimcuar.
- Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubik të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi.
- Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë dhe shërbehet.