Rizoto me karkaleca dhe kunguj

Të përgatiturit e rizotos në shtëpi kërkon një teknikë të vecantë gatimi që është karakteristike në Italinë e Veriut dhe përdoret për të gjitha tipet e rizotove që ju dëshironi të gatuani.

Megjithëse zgjedhjet e erzave janë të pafundme, duhet të filloni nga një bazë gjithmonë. Dy përbërësit kryesorë janë orizi dhe lëngu (mish ose lëng zarzavate)

Duhet përdorur një lloj orizi I vecatë Italian që rritet vecanërisht në Itali si Arborio, Vialone  Nano ose Cararoli.

Lëngu I zarzavateve duhet të përgatitet në shtëpi,për të siguruar rezultate të shijshme, por nëse gjëndeni në rrethana që është e pamundur atëherë mundohuni të blini lëngun e zarzavateve më të mirë. Ju mund të përdorni, lëng pule, mishi, peshku, perimesh ose lloj tjetër gjithmonë në varësi të përbërësve që do përdorni në rizoton përkatëse.

Për 4 veta
Nëse dëshironi mund të përdorni perim tjetër në vënd të kungullit, por ky kombinim është mjaft I shijshëm. Shpargu është një perim që shkon shumë mirë me karkalecat, dhe krijon kombinimin e ngjyrës rozë dhe jeshile. Mundohu të gjeni kunguj të vegjël për shije sa më të mirë.

4 luge gjelle gjalp (2 luge hiqini vecmas për në fund)
2lugë gjelle vaj ulliri
¼ gotë qepë e grirë hollë
2 gota oriz Arborio
½ gotë verë e bardhë

6 gota lëng perimesh ose pule
3  kunguj  të vegjël, pritini fundet, pritini përgjys përsëgjati dhe pritini hollë
500 gram, karkalecë të freskët dhe të vegjël, pritini përgjysmë
½ gotë majdanoz I freskët dhe I grirë

½ gotë djath parmexhan I grirë

Ngrohni 2 lugët e gjellës me gjalp në një tigan të madh me vajin. Shtoni qepët dhe lërini derisa të marin pak ngjyrë. Shtoni orizin dhe përzjejeni derisa të mbulohet tërësisht me gjalpin dhe vajin. Filloni të shtoni verën, dhe përzjejeni vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa të thithet komplet. Filloni të shtoni ½ gotë me lëng të ngrohtë, dhe përzjejeni derisa t’a thithë komplet. Vazhdoni në këtë mënyrë, duke shtuar lëngun e nxehtë, dhe duke e përzjerë vazhdimisht.

Rreth 10 minuta më vonë, shtoni kungullin dhe vazhdoni të gatuani dhe për 7 minuta të tjera. Shtoni karkalecat, dhe le të vazhdojë në zjarr derisa të jetë bërë orizi, por të mos jetë as shumë I butë e as shumë I fortë në dhëmbë. Hiqni nga zjarri, dhe shtoni gjalpin e mbetur, majdanozin dhe djathin parmixhan.

Be Sociable, Share!

Tags: , ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273