Salcë piperi

Nevoiten:

  • 1 lugë gjalpë,
  • një gjysmë filxhani me salcë të errët të gatshme ,
  • disa degë majdanozi,
  • pak rozmarinë,
  • pak dafinë,
  • 4 lugë uthull ,
  • disa kokrra piperi të zi,
  • 1-2 lugë gjalpi të freskët,
  • pak spec të kuq,
  • kripë,
  • 1 qepë,
  • 1 karotë.

Përgatitja:

Kuzhinat zakonisht përdorin për gatim salcën e errët bazë, ndërsa amvisat nëse nuk e praktikojnë mund ta blejnë.

Në një tenxhere të vogël skuqni me gjalpë qepët dhe karotat e prera në formë gjysmërrethi.

Shtoni majdanozin, rozmarinën, pak gjethe dafine dhe skuqini të gjitha bashkë. Më pas shtoni uthullën, salcën e errët, kokrrat e piperit dhe kripën (nëse ka nevojë).

Lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë, kullojini, hidhini pak spec të kuq dhe mbajini në një vend të ngrohtë. Salca është gati për të shoqëruar gatimin tuaj. Servireni në salcierë.

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273