Sallatë me patëllxhan dhe qepë

Përgatitja 15 min: Pjekja: 15 min. Kalori 137.

Për 4 persona nevojiten:

  • 2 qepë të bardha për porcion,
  • patëllxhanë të mëdha ,
  • 2 thelpinj hudhre,
  • 20 ml verë e bardhë,
  • 30 ml uthull,
  • 4 lugë vaj ulliri,
  • gjysmë speci i gjelbër,
  • gjethe mente,
  • kripë,
  • piper.

Përgatitja:

Qëroni qepët dhe pritini në formë unaze gjysmë cm e trashë. Futi qepët për 15 min në një enë me ujë të ftohtë që të humbasin disi shijen e fortë, pastaj kulloji dhe fshiji me letër kuzhine.

Qëroni patëllxhanët. Copëto specin e gjelbër dhe hudhrën prite në feta.

Pjekja: Vendosni kubikët e patëllxhanit në 1 tenxhere. Lagi me verën, uthullën dhe më shumë ujë derisa të lagen komplet. Kriposi dhe shtoni hudhrën. Lërini të vlojnë për 15 min.

Më pas kullojini mirë. Elimino hudhrën dhe lërini të ftohen.

Në një enë sallate bashkoni qepën e patëllxhanët. Shtoi kripën, piperin e gjethet e mentës.

Spërkati me vaj e serviri.

Be Sociable, Share!

Tags: , ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273