Speca të mbushur me djath feta në stil grek

Përbërësit:

  • 200 gr oriz me kokrrën e gjatë
  • 1 lidhje majdanoz
  • 50 gr ullinj jeshil pa fara
  • 100 gr djathë feta
  • 1 vezë
  • krip
  • piper
  • 4 speca të mëdhenj
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 250 gr domate të vogla – domate Cherry
  • 1 lugë ullinj të zinj (ullinj të shtypur – të bërë krem)

Mënyra e përgatitjes:

E ziejmë orizin sipas këshillave në ambalazh. Ullinjtë jeshil dhe majdanozin e lajmë dhe i vëmë në mikser dhe i përziejmë deri sa bëhen krem. I heqim orizit ujin dhe e përziejmë me kremin e formuar në mikser. Shtojmë dhe 50 gr djathë të thërrmuar, vezë, krip dhe piper.

E ngrohim furrën me flakë mesatare. Përgatisim specat, i presim për gjysmë dhe i vendosim në një tavë termorezistente. Mbushim gjysmat e specave me kompozicionin me oriz dhe ullinj dhe i spërkasim me vajin e ullirit. Shtojmë mbi specat djathin që na ka ngelur, domatet e vogla dhe kremin e ullinjve të zinj.

Tava vendoset 15 minuta ne furrë.

Në fund zbukurohet me borzilok të freskët.

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273