Strudel me spinaq dhe karrota

Përbërësit për 8 persona:

  • 1 ose 2 peta byreku ,
  • 450 gr. spinaq ,
  • 400 gr. karota ,
  • 50 gr. djathë kaçkavall 2 thelpinj hudhre ,
  • 1 tufë majdanoz ,
  • 60 gr. pistakë (fistekë) ,
  • 50 gr. rrush i thatë ,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
  • 40 gr. gjalpë ,
  • 1e kuqe veze ,
  • kripë,
  • piper .

Përgatitja

1. Prisni karotat në forma rrethore. I skuqni me gjysmën e hudhrës; shtoni në te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper. E shtroni këtë masë në petën e byrekut.

2. Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni në copa të trasha dhe e skuqni me pjesën tjetër të hudhrës. Pasi të shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri. Menjëherë më pas hidhni rrushin e thate, pistakët (fistekët) dhe djathin kaçkavall.

3. E përzieni mirë këtë masë dhe e shtroni në petën e byrekut, mbi shtresën me karota që hodhët më parë. (Shpërndani copat e djathit nëpër të gjithë petën, me qëllim që të mos ketë vetëm në një vend).

4. E vendosni ‘strudelin’ në një tepsi të lyer me gjalpë dhe përsipër e lyeni me të kuqtë e vezës, të cilën e keni rrahur më parë me pak ujë.

5. E piqni ushqimin për 45-50 minuta. Kur të jetë
Gati, sipas preferencave e servoni të ftohtë ose të ngrohtë.

Be Sociable, Share!

Tags: ,


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273