Supë e ftohtë me kastravec

Për 6 persona nevojiten:

  • 6 kastravecë ,
  • 1 kokërr domate ,
  • 1 degë selino ,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
  • 2 filxhanë me kos ,
  • 1 qepë e njomë e lëngu dhe lëkura e grirë e një kokrre limoni ,
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 2 lugë supe kopër ,
  • 2 lugë supe borzilok i freskët ,
  • 1 lugë e vogël kripë ,
  • 1 lugë e vogël sheqer e gjysmë luge e vogël me piper.

Përgatitja:

1. Qërojini kastravecët. Hiquani farëzat dhe grijini në mikser bashkë me selinon.

2. Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin dhe piperin.

3. Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë.

4. Ndërkohë pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat.

5. Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë.

6. Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.

Be Sociable, Share!

Tags: ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273