Torte me dardha dhe arra

Përbërësit për katër persona:

250 gram brumë i sheqerosur
1 lugë gjellë reçel dardhe
1 luge gjelle mjaltë
200 gram arra të qëruara
150 gram krem i freskët
2 vezë
2 lugë gjelle miell.

Përgatitja:
Ndizni furrën në temperaturën 180 grade Celsius. Hapeni brumin mbi një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe përzieni së bashku më të. Ndajeni brumin në katër pjesë të barabarta dhe hapeni në formë të rrumbullaket (me diametër rreth 8-10cm).

Shpojeni anët e secilës pjesë me ndihmën e një piruni. Vrimat e krijuara mbushini me disa kokrra fasule (për t’i dhënë forme). Futini në furrë dhe lëreni për 10 minuta.

Pasi t’i keni nxjerrë, lëreni të ftohen dhe hiqni kokrrat e fasules. Ndërkohë përgatisni garniturën. Bëni gati 80 gr arra të qëruara. Në një tas përzieni masën e reçelit të dardhave, mjaltin, kremin dhe vezët, derisa të formohet një mase homogjene.

Shtojini dhe arrat e qëruara. Masën e përgatitur hidheni mbi format e brumit. Futini në furrë dhe lërini të piqen për rreth 20 minuta.

Ëmbëlsirën e nxjerrë nga furra mund ta zbukuroni me pjesën e mbetur të arrave të grira, me krem, me pak reçel dardhe ose me vanilje. Kjo ëmbëlsirë shërbehet e vakët ose e ftohtë.

Be Sociable, Share!

Tags: ,

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273