Filato pule me kerpudha dhe proshute

Perberesit:

* 900 gr fileto pule
*500 gr kerpudha
*100 gr pana
*150 gr proshute
*1/2 gote leng mishi

* 1 luge uthull
*1/2 kokerr limoni
*3 luge miell
* 7 luge vaj luledielli
*1 gjethe dafine
*1 dege rozmarine

Pergatitja:

Pastroni me kujdes kerpudhat. Me pas ziejini per 3 minuta ne uje te valuar me kripe, nje luge uthull, 1/2 kokerr limoni dhe gjethen e dafines. Me pas kullojini kerpudhat dhe lereni te ftohen. Gjate kesaj kohe prisni fileton e pules ne rripa dhe duke e lyer me pak kripe filloni ti sperkasni me miell. Ne nje tenxhere nxehni vajin me degen e rozmarines dhe me pas shtoni fileton e pules. Skuqini mire derisa te marrin ngjyre. Me pas shtoni kerpudhat, proshuten dhe lini gjithcka ne zjarr te ngadalte per disa minuta. Ne fund shtoni lengun e mishit, panen dhe lereni te ziejne rreth 10 minuta. 3 minutat e fundit rrsni temperaturen e gatimit derisa salca te trashet. Servireni pjaten te ngrohte.

Be Sociable, Share!

Tags: , , ,

Plugin from the creators ofBrindes Personalizados :: More at PlulzWordpress Plugins