Gjel deti i pjekur në furrë

Përbersit:

-Gjel deti me peshë rreth 4 kg, pa të brendshmet
– 125 g gjalpë në temperaturën e dhomës
– 1 limon
– l thelb hudhër e shtypur
– 3 qepë të qëruara e të ndara përgjysmë
– vaj ulliri, kripë

Gatimi:

– Nxeheni furrën në 180 gradë C. Thajeni gjithë gjelin e detit me peceta ose letra kuzhine.

– Përzieni mirë gjalpin e zbutur me hudhrën e shtypur e lëkurën e grirë të limonit, derisa të formohet një masë. Me këtë masë lyeni gjithë pjesën nën lëkurë të gjelit të detit, duke e ngritur lëkurën mbi pjesën e mishit dhe duke e ngjeshur me dorën nën të masën e gjalpit.
Përsëri me dorë shpërhapeni mirë, derisa të keni arritur të lyeni mirë pjesët e gjoksit duke filluar nga qafa dhe më pas pjesën e kurrizit e kofshëve.

* Ndajeni më katërsh limonin dhe furini këto copa brenda tij (trupit të gjelit të detit).

* Lyejeni gjithë sipërfaqen e lëkurës së tij me vaj ulliri e kripë.

* Vendosini gjysmat e qepëve në një tavë pjekje e mbi të vendosni gjelin e detit e mbulojeni të gjithin (bashkë me ravën) me një letër pjekje ose letër alumin i, duke i dhënë kështu mbulimit pamjen e një tende.

* Lëreni gjelin e deti të gatuhet për larë e 40 minuta, ose për çdo gjel a pulë deti tjetër do të përllogaritni 25 minuta kohë pjekje për çdo kg peshë.

* Nxirreni gjelin e detit nga furra, rriteni temperaturën e furrës në 220 gradë e, hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni gjelin të piqet edhe për 30 minuta, sa të marrë ngjyrë. Për të qenë të sigurt nëse mishi është pjekur, shpojeni diku me një shkop dhëmbësh dhe nëse lëngjet që dalin prej aty janë të qarta, atëherë mishi është pjekur.

* Lëreni gjelin e pjekur të detit të rrijë jashtë furre edhe për 30 minuta – l orë e më pas shërbejeni.
Kullojeni lëngun në tavë për të përgatitur lëngun e mishit si dhe qepët hiqini mënjanë.

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Plugin from the creators ofBrindes Personalizados :: More at PlulzWordpress Plugins