Pilafi i Barbie-t

Përbërësit:

*2 gota oriz për pilaf,

*një qepë të grirë,

*vaj ulliri,

*4 gota lëng i panxharëve të zier, kripë, piper

 

Hedhim në një tenxhere vajin dhe qepën e grirë dhe e lëmë sa të marrë pak ngjyrë.

Shtojmë orizin dhe e lëmë sa të marrë ngjyrë të artë. Pastaj shtojmë lëngun e panxharëve, kripë, piper dhe i vëmë kapakun tenxheres, me qëllim që të ziejë orizi.

Pasi të ketë pirë gjithë lëngun, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e mbulojmë me një pecetë për dhjetë minuta. Pilafi është gati. Kini parasysh se sa më i kuq të jetë lëngu i panxharëve, aq më e ndezur do të jetë ngjyra e pilafit… Nëse dëshironi, mund të shtoni perime të ziera, si karota, bizele apo copa panxhari. Fëmijët do ta adhurojnë.

Be Sociable, Share!

Tags:


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273