Kadaif me Arra

Kadaif me ArraKadaifi eshte nje embelsire turke shume e njohur edhe ne vendin tone, e cila pregatitet vecanerisht me rastin e festave fetare.
Perberesit per 10-12 persona :
  • 1kg kadaif ne fije
  • 1/2kg arra te qeruara
  • 1/2kg gjalp
  • 2 luge te vogla kanelle
…per shurupin :
  • 1l uje
  • 1.5kg sheqer
  • 2 luge leng limoni
PREGATITJA E MBUSHJES
Arrat e qeruara, i coptojme ne copeza te vogla, ose sipas deshires i kalojme ne mikser. Nese duam qe kadaifi te rezultoje akoma me i shijshem, i pjekim per disa minuta ne furre ose mbi gaz duke i perziere shpesh. I bashkojme me kanellen dhe i leme ne nje ane.
Ne kete moment, kadaifin mund ta pregatisim ne dy menyre:
1. KADAIF ROLE’
Per te pregatitur kadaifin role, e ndajme kadaifin ne fije ne 24 pjese (ose me shume nese i deshironi copat me te vogla). Cdo pjese e hapi ne forme gjatesore, vendosim ne mes nje luge mbushje me arra dhe e rrotullojme ne forme role-je duke i vendosur copat njera pas tjetres ne nje tave te lyer me gjalp. I sperkasim siper me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.
2. KADAIF I SHTRUAR
E ndajme kadaifin ne dy pjese te barabarta. Shtrojme si fillim ne taven e lyer me gjalp gjysmen e kadaifit, hedhim te gjithe mbushjen me arra duke e shperndare ne menyre te njetrajtshme dhe shtrojme edhe kadaifin e mbetur. E sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.
PJEKJA
E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per 50-60 minuta, apo derisa ne siperfaqe te kete marre ngjyre te arte. E leme te ftohet plotesisht perpara se ti hedhim shurupin.
SHURUPI
Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht. Pas kesaj, ia hedhim me luge kadaifit tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin. E leme nje nate ose 8-10 ore ne menyre qe te sigurohemi qe i gjithe shurupi eshte thithur nga kadaifi. Me pas e sherbejme te ndare ne copa./receta gatimi
Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273