Si te gatuajme “Ballakume Elbasani per Diten e Veres”

ballakumeBallakumet jane nje embelsire tipike elbasanase te cilat tradicionalisht jane gatuar ne festen e 14 Marsit qe te gjithe ne njohim si “Dita e Veres”. Gatimi i kesaj embelsire kerkon pak teknike dhe vemendje disi te vecante, por nqs jeni te kujdesshem ne pergatitjen e tyre, atehere asgje nuk eshte e pamundur dhe rezultati do te jete mjaft i kenaqshem! Tani do tju pershkruajme se si kjo formule e veçante gatimi e kuzhines tradicionale vendase elbasanllije me ane te magjise se saj kthehet ne nje shije te mrekullueshme te kesaj embelsire.

Pergatitja

Si fillim, tresim gjalpin ne nje tenxhere alumini dhe e leme per rreth gjysem ore derisa te funderrojne kriperat e tij. Me pas ne nje ene te thelle rrahim gjalpin e tretur me sheqerin derisa te formohet nje mase e bardhe dhe homogjene. Ne nje ene tjeter perziejme vezet e plota me qumeshtin dhe i shtojme ngadale tek masa me sheqer dhe gjalp duke vazhduar rrahjen. Shtojme gjithashtu ngadale miellin e misrit dhe ne fund ate te grurit duke e vazhduar rrahjen kesaj here me ndihmen e nje piruni. Ne kete faze, e leme brumin te pushoje per rreth 15-20 minuta. Megjithese brumi ne fillim mund te duket shume i bute apo i qullet, kjo kohe i lejon grimcave te miellit te thithin lageshtiren e tepert te tij, por nqs edhe pas 20 minutash brumi rezulton perseri i qullet, shtojme pak miell dhe e perziejme serish. Marrim me dore pak brume dhe formojme disa forma sferike te shtypura me madhesi mesatare te cilat i vendosim ne nje tave te lyer me gjalp dhe pak miell (ose te shtruar me leter furre). Ballakumet vendosen ne distance me njera-tjetren ne furren e parangrohur ne 170 grade, dhe i leme brenda derisa ato te marrin nje ngjyre te arte nga siper, por jo te kuqerremte! Pas perfundimit te pjekjes, i leme derisa te ftohen dhe me pas i heqim nga tava duke patur kujdes qe te mos ngjiten ne te.

Perberesit per Ballakume Elbasani per Diten e Veres

– 1kg miell misri
– 100gr miell gruri
– 1kg sheqer
– 500 gr gjalp
– 8 kokrra veze
– 50ml qumesht

Shenim: Rrahja e brumit preferohet te behet me dore me ndihmen e nje piruni apo te nje teli per vezet pasi ne kete menyre kuptojme me mire kur masa merr formen “e fijeve” dhe rrahja duhet perfunduar. Gjithashtu kujdes te vecante duhet pasur me miellin, pasi hedhja e tepvrt e tij i ben ballakumet e forta. Ne receten tipike elbasanase, ne vend te qumeshtit hidhet gjysem filaxhan kafeje uje finji i cili pergatitet me hi te paster qe eshte i perzier me uje dhe me pas lihet disa minuta ne qetesi qe te filtrohet. Ballakumet preferohen te piqen ne nje ene apo tave te madhe bakri te pakallajisur apo ne mungese te saj ne nje tave qelqi.

Ju befte mire dhe Gezuar diten e Veres nga Sitegatuajme.Net!

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273