Spaghetti me fruta deti

Përbërësit për katër persona:

– 400 gr spaghetti

– 700 g fruta deti miks ( midhje, molusqe, karkaleca deti, kallamarë të vegjël)

– 6-7 lugë gjelle vaj ulliri

– 2 domate

– 3 thelpinj hudhre

– 1 spec të djegës

– pak kripë

– pak piper

– pak majdanoz të grirë

– 100 ml verë të bardhë

Në një tigan hedhim vaj ulliri, thelpinjtë e hudhrës dhe specin e djegës. I vendosim në zjarr dhe kur shohim që hudhra fillon të skuqet, shtojmë molusqet. Pas disa minutash në zjarr ata do të hapen komplet (nxjerrim jashtë tiganit molusqet e pahapura).

Hedhim verën e bardhë në to. Sapo të ketë avulluar alkooli, shtojmë midhjet e pastruara. Pasi janë hapur midhjet, shtojmë domaten e grirë hollë. I hedhim pak kripë e pak piper dhe i trazojmë.

Ndërkohë vendosim një tenxhere me ujë e kripë në zjarr dhe kur të marrë valë uji hedhim makaronat të ziejnë. Kur të shohim që salca në tigan po trashet, shtojmë kallamarët dhe karkalecat. Mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa makaronat të ziejnë.

Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur. I përziejmë mirë dhe sipër i hedhim majdanoz të grirë.

Mbushim pjatat me makarona dhe i servirim të ngrohta me pak piper sipër, sipas dëshirës./recetakuzhine

Be Sociable, Share!

Tags:

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273