Oriz dhe brokoli në furrë

Oriz dhe brokoli në furrëPërbërësit për 4 persona:

– Oriz 250 g
– Brokoli 600 g
– Qepë të kuqe 1
– Vezë 1
– Vaj ulliri 2 lugë gjelle
– Djathë kaçkavall i grirë
– Borzilok i freskët
– Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja:

Lani brokolin dhe ndajeni në pjesë më të vogla. Hidheni në një tenxhere me ujë të vluar me pak pak kripë dhe lëreni të ziejë vetëm për 2 minuta.

Në një tigan të thellë skuqeni qepën e prerë imët. Shtoni brokolin dhe lërini të skuqen së bashku edhe për 2 minuta të tjera. Shtoni kripë dhe piper. Lërini të ftohen, ndërkohë që në një enë tjetër zieni orizin. Shtojini kripë dhe piper. Kur të jetë gati, kullojeni nga uji i tepërt.

Në një enë tjetër rrihni vezën, mundësisht me rrahës elektrik dhe shtojini djathin kaçkavall të grirë, borzilokun e prerë imët dhe brokolin. Bashkojeni me orizin dhe përziejeni mirë. Masën e përgatitur ndajeni në 4 forma të vogla furre ose në pamundësi, në tavë. Në të dyja rastet duhet t’i lyeni më parë me fare pak vaj.

Lëreni të piqet në 180°C për 15 minuta. Pasi ta hiqni nga format, shërbejeni të ngrohtë ose të ndarë në copa./RecetaKuzhine

Be Sociable, Share!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.


Fatal error: Uncaught Exception: 12: REST API is deprecated for versions v2.1 and higher (12) thrown in /home/gatojca/public_html/wp-content/plugins/seo-facebook-comments/facebook/base_facebook.php on line 1273