Për 4 persona nevojiten:
- 8 kofshë pule të vogla ,
- 200 gr. djathë kaçkavall i shkrirë ,
- 100 gr. gjalpë ,
- 4 mollë ,
- Pak rrush të thatë të bardhë ,
- 2 lugë gjelle Brandi ,
- Lëng limoni ,
- Kripë,
- piper,
- kanellë.
Përgatitja
1. Në një enë hidhni rrushin e thatë dhe i lagni me Brandi. I lini për pak minuta me qëllim që të marrin aromën dhe shijen e pijes.
2. Ndërkaq i lani dhe i fshini mirë me letër kuzhine kofshët e pulës dhe i vendosni në një enë ku keni hedhur me parë gjalpë. I skuqni mirë nga të gjitha anët. Iu hidhni kripë dhe piper; shtoni pak ujë të nxehtë dhe i zieni në zjarr në temperaturë mesatare.
3. Në një tas përzieni djathin kaçkavall të shkrirë, rrushin e thatë të bardhë, lëngun e limonit dhe kanellën.
Ndërkaq pastroni mollët dhe i prisni në forma kubike me madhësi mesatare.
4. Rreth dhjetë minuta para se të largoni kofshët nga zjarri shtoni materialet e tjera të përgatitura në tasin me rrush të thatë si edhe mollët dhe i përzieni mirë.
5. Servirni dy kofshë pule për çdo pjatë dhe iu hidhni përsipër salcën (lëngun e mbetur në tenxhere).