Përbërësit
Brumi i gatshëm për picë
– 1 spec i verdhë
– 1 kungulleshë
– 400 g domate
– 2 lugë pure domatesh
– 8 gjethe borziloku
-2 lugë rigon
-Një e katërta e një luge të vogël me kripë
-Miell misri
– 100 g djathë mocarela ose djathë të freskët
– 3 lugë parmezan
Përgatitja
E preni kungulleshën në rrotëza dhe të gjitha i piqni që të zbuten. Domatet, purenë e domateve. Borzilokun, rigonin, kripën dhe piperin i bluani në blender. Tepsinë për pjekje e spërkatni me miell misri, ndërsa mbi të e vendosni brumin për picë. Lyejeni me masën nga domatet dhe mbi të radhisni specin e prerë, kungulleshat, mocarelën dhe në fund parmezanin. E piqni dhjetë minuta.